E ka bërë këtë gjë Anglia, por jo gjigandë si Gjermania, Italia, Franca apo Argjentina. Gjithsesi, ajo që cilësohet si kombëtarja më e madhe e botës, Brazili, mund ta ketë një trajner të huaj. Lajmet janë që Federata Braziliane e Futbollit është në bisedime me Luis Enriken, teknikun që dha dorëheqjen nga Spanja pas dështimit në Botëror. Edhe “Selesao” mbeti pa trajner për shkak të Kupës së Botës në Katar sepse Tite dha dorëheqjen, ndaj edhe kanë nisur përpjekjet për pasardhësin. Për çudi, Brazili paska pasur trajnerë të huaj, edhe pse shumë të paktë (vetëm 2), dhe i fundit ishte argjentinasi Filipo Nunjez në 1965.
Sfidanti.al