Liverpuli e Çelsi ndanë pikët Anfild”, si mund të jetë kjo një ndeshje e mesit të tabelës?!

Në Angli habiten shumë sesi kanë ardhur punët kështu. Një sfidë në stadiumin mitik “Anfild” mes Liverpulit dhe Çelsit duhet të jetë gjithmonë një duel për kreun e për tituj, por këtë herë nuk ishte e tillë. Të kuqtë dhe blutë u përballën si ekipe të mesit të tabelës, dhe sfida e Premier Ligës edhe pse ishte e fortë, e tregoi qartë krizën e tyre. Barazim 0-0 që nuk i bën punë askujt, por vetëm kënaq ekipet e kreut që do të jenë më të qetë në garën për në Champions. Liverpuli ka vetëm 29 pikë pas 19 javësh, 18 pikë prapa Arsenalit kryesues që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e tij. Çelsi është po me 29 pikë, por me golaverazh më të keq. Trajneri Poter deklaroi se ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij, sidomos në pjesën e parë, ndonëse ka një rrëmujë të madhe me shumë lojtarë që janë marrë, dhe të tjerë që kthehen nga dëmtimet.

Sfidanti.al