Hallet e rekordmenëve të titujve nuk paskan të mbaruar dhe ndëshkimi i Gjykatës Sportive të Apelit mund të mos jetë i fundit. Mediat italiane shkruajnë se Juventusi rrezikon të dënohet sërish për shkak të marrëveshjeve të bashkëpunimit (partneritetit) me klube të tjerë, dhe sidomos për shkak të dokumentave private lidhur me pagesat e lojtarëve. Në dokumentacionin zyrtar, Juventusi raportoi se lojtarët kishin hequr dorë nga 4 muaj rroga, dhe se kursimi do të ishte 90 milionë euro. E vërteta është se lojtarët hoqën dorë vetëm nga një rrogë, dhe kjo iu informua lojtarëve me dokumente private. Për më tepër, duket se edhe UEFA do të ketë “hesapet” e veta me “Zonjën e Vjetër”.
Sfidanti.al