Luajti përmes dhimbjeve, por nuk u dorëzua dhe shpreson të mos ndalet. Novak Gjokoviç arriti për herë të 15-të në raundin e katërt në Australian Open me suksesin 3-0 me sete ndaj bullgarit Grigor Dimitrov. Edhe pse këmbën e djathtë e ka të fashuar fort për shkak të dëmtimit në kofshë, sërish ish-numri 1 i botës ia doli me rezultatin e setev 7-6, 6-3 e 6-4, edhe pse u provokua nga një tifoz që thirri emrin e Federerit (Rozher) në ndeshje e sipër. Në raundin e katërt, ai do të ndeshet me australianin De Minaur, ndërsa synon të fitojë titullin e 10-të në Melburn, për të thelluar rekordin që e mban po vetë.
Sfidanti.al