Bekam, “imazhi” i Katarit; kritika të ashpra për lakminë ndaj parave!

Akordi është i madh, rreth 150 milionë paundë stërlina sipas mediave angleze, ndërsa ish-ylli i Mançester Junajtidit e ka vendosur “fytyrën” e tij në dispozicion të Katarit, vendit që organizon Kupën e Botës. Kritikat kanë qenë të ashpra për Dejvid Bekamin që ra dakord me sheikët e vendit të Gjirit Persik, ndërsa ai u akuzua nga shoqata dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për faktin se ai po bashkëpunon me atë që akuzohen për shkelje të këtyre të drejtave. Historitë janë të shumta për trajtimin e punëtorëve emigrantë që ndërtojnë infrasktrukturën, për vdekje të shumta e sëmurje. Bekami nuk ka dhënë ndonjë sqarim për akordin, ndonëse ai mund të thoshte se Katari është pjesë e FIFA-s, ka fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, ndërsa ekipet kombëtare nga i gjithë rruzulli pritet të shkojnë në turneun e madh. Po ashtu, mund të vinte “gishtin në plagë”, pra që nuk ka pasur ndonjë hetim ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara për këto shkelje. Gjithsesi, për një ikonë të futbollit si Dejvid Bekam, përshypja është shumë negative kur pranon një bashkëpunim kundrejt parave, ndërsa ato para nuk i mungojnë aspak.

Sfidanti.al