Salah është njeriu i rekordeve, Liverpuli ka gjetur Mesin e tij

Sulmuesi nga Egjipti u bë i pari lojtar kundërshtar që ka arritur të shënojë 3 gola në një ndeshje të Premier Ligës në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit. Mohamed Salah, po ashtu, u bë i pari lojtar i Liverpulit që shënon në 3 ndeshje radhazi në shtëpinë e Junajtidit, i pari lojtar i Liverpulit që shënon në 10 ndeshje radhazi, si dhe afrikani me më shumë gola në Premier Ligë. Përveç këtyre, Salah është lojtari me më shumë gola në kampionatin anglez këtë sezon, lojtari me më shumë gola+asistë, me më shumë gjuajtje drejt portës, me më shumë gjuajtje në kuadrat, me më shumë raste për gol të krijuara, me më shumë topa të prekur në zonën e kundërshtarit si dhe disa “më shumë të tjera. Ky është Mohamed Salahu!

Sfidanti.al