Duket se nuk e ka me shumë qejf, dhe se nuk dëshiron të detyrohet. Xhoshua Kimih jep shembull me sjelljen e tij dhe këtë e bën në fushë, por edhe jashët saj. Mediat gjermane shkruajnë se kapiteni i ardhshëm i Bajernit ende nuk është i vaksinuar dhe nuk thotë se kur do ta bëjë një gjë të tillë. Kimih thotë thjesht se nuk është mohues i koronavirusit dhe se nuk është kundër vaksinimit edhe pse vetë nuk e ka bërë. “Kryesore është që të gjithë njerëzit në të gjithë botën të kenë mundësi të bëjnë vaksinën, – shprehet ai, – është turp që shumë njerëz në botë nuk mund ta sigurojnë vaksinën”. Përsa i përket bërjes ose jo të vaksinës, mesfushori gjerman thotë se “ka njerëz që kanë shqetësime (për efektet e vaksinës) dhe duhët të respektohen”.
Sfidanti.al