Ky VAR-i që kushtoi 2 milion euro..u bë shpejt për t’i varur kollaren!

Ju kujtohet çfarë feste dhe hareje bëmë në ditën e parë të VAR-it në futbolin tonë? Të gjithë u gëzuan, edhe arbitrat që nuk e deshën, edhe ata shefat që donin 2 milion eurot që solli VAR-i, por nuk donin marifetet e tij nga pas. Dhe çfarë spektakli në javën e parë: me porosi nga lart, gati të gjitha ndeshjet kërkuan ndihmën bujare të VAR-it, sa shumë vetë besuan se në futbollin tonë kishte ardhur vetë “zoti” për të na pastruar mëkatet. Pak vetë e dinin, se kjo ishte loja e driblimit , pra fillimi dhe mbarimi i lavdisë së VAR-it, ngaqë “ustallarët e teknologjisë” i kishin parapërgatitur varrin ..VAR-it. Ndodhi ajo që pritej të ndodhte, në një vend ku topi lengon, ku futbolli dhe arbitrat po bëhen dy dekada që janë tredhur dhe sherbejnë me devocion…

S’punon VAR-i në ndeshjen Partizani-Kukësi, tamam si për t’i thënë dy ekipeve pretendente për titull, të cilat e dinë mirë se sa “humbet” futbolli ynë nëse VAR-i punon rregullisht, se gjëja e madhe, pra titulli kampion, nuk do të vendoset me stilin e ri teknologjik, por me metodën e vjetër… ku të gjithë qahen dhe të gjithë bëjnë sikur janë të lumtur!

S’punon VAR-i edhe këtë javë, tamam në ndeshjen Skënderbeu- Dinamo. Dhe e justifikoi mungesën, sepse goli i Dinamos erdhi nga “dora e mëkatit” , pjellë e një sistemi që vetë korçarët dhe Skënderbeu e njohin më mirë nga të tjerët. Sa ironike dhe e pabesë u duket në këto momente kjo që ndodhi: vite më parë, kur Skënderbeu hidhte hapat e parë, prisheshin arbitrat në kurriz të Dinamos që të marshonin ata. Sot, prishet VAR-i, prishet teknologjia , në kurriz të Skënderbeut që të ngrihet Dinamo, si sikur ata…

Sfidanti.al