Salah: Ne e dimë se çdo të thotë të fitosh Premier Ligën

“Faraoni” ishte i lumtur pas shpërthimit të tij të radhës, ndërsa shpresa është e madhe për trofe individualë dhe kolektivë. Pas suksesit 5-0 në fushën e Mançester Junajtidit, sulmuesi i Liverpulit arriti në 10 gola në Premier në 9 ndeshje dhe në 15 gola këtë sezon në 12. “Ne e dimë se çfarë duhet për ta fituar Premier Ligën, – tha ai, – ne e bëmë dy vjet më parë. Kjo ishte një fitore e madhe, por gjithsesi janë vetëm 3 pikë. Ne synojmë të fitojmë çdo ndeshje për të fituar titullin. Ne kemi nevojë që ta fitojmë Premierin dhe kemi shpresë se mund t’ia dalim. Rëndësi ka që skuadra të vazhdojë me fitoret, po fitoi ajo, edhe unë jam shumë mirë”. Të vetmet minuse të sezonit deri tani për Liverpulin, nëse mund të quhen të tilla, janë dy barazimet në “Anfild” me pretendentët Çelsi (1-1) dhe Mançester Siti (2-2).

Sfidanti.al