Tek Paris SG nuk e pati aspak të lehtë ndonëse arriti finalen e Championsit, diçka që parizienët nuk e kishin provuar kurrë. Gjithsesi, dhjetorin e kaluar Tomas Tuhel u shkarkua për t’u bërë më pas trajner i Çelsit e për të fituar Championsin. Këtë sezon, blutë e Londrës janë në vend të parë në Premier Ligë, duke qenë pretendent për titull, ndërsa në ekip ka edhe blerjen 115 milionë eurosh, Romelu Lukaku. Trajneri gjermani ndihet më mirë në “Stemford Brixh”. “Është më e lehtë të punosh me Lukakun sesa me Nejmarin apo Mbapenë, – tha ai, – pastaj, tek Çelsi atmosfera është më e qetë, këtu unë mund të jem trajner, ndërsa tek PSG m’u duk vetja si ministër i sportit. Duhej të tregohesha diplomat, të merresha edhe me familjarët dhe shokët e yjeve”.
Sfidanti.al