Ishte një kënaqësi të luaje në atë “San Siro” të mbushur edhe pse jo plot, sërish mjaftueshëm për të qenë i bukur. Gati 60 000 tifozë ndoqën një Inter-Juventus që përfundoi 1-1 dhe ndihmoi Napolin e Milanin që të forconin, apo të mbanin pozitat në krye të renditjes së Serisë A. Diferenca tani është +7 ndaj Interit dhe +10 ndaj Juventusit, diçka që e theksoi edhe trajneri bardhezi, Alegri, që tha se “tani na duhen më shumë pikët”. Gjithsesi, ashtu siç shkoi ndeshja në Milano, barazimi duhet të quhet “flori e shkuar floririt” për “Zonjën e Vjetër”, pasi Interi jo vetëm që bëri më shumë në pjesën e parë, por ishte më i fortë të paktën deri 10-15 minuta para fundit.
Sidoqoftë, nuk shënoi më shumë se 1 gol, me anë të Edin Xhekos ndërsa Barela goditi shtyllën. Zikaltërit realizuan ndërsa një lojtar i Juves po merrte ndihmën mjekësore dhe pastaj u zëvendësua. Trajneri interist Inzagi, që këtë herë i ngjau më shumë Kontes, bëri ndoshta gabimin që largoi lojtarë për shkak të kartonëve të verdhë. Kështu, Perishiç, në vend të të cilit hyri Damfris që shkaktoi penallti ndaj Aleks Sandros. Paulo Dibala, si zëvendësues, barazoi me 11-metërsh, por Juventusi nuk mund të jetë i lumtur.
Sfidanti.al