Barcelona e fitoi titullin, por a do ta lejojë UEFA të jetë në Champions?!

Festimet ishin të merituara, edhe pse me probleme në stadiumin e Espanjolit. Barcelona u shpall kampione e Spanjës disa javë para përfundimit të kampionatit, duke marrë titullin e parë që nga epoka e Mesit e duke treguar se tranzicionin e ka kaluar, të paktën në anën sportive.Fitorja 4-2, falë edhe një Levandovski që është më në fund i frymëzuar, bëri që Reali dhe Atletiko të mos e arrijnë më skuadrën blaugrana, që tashmë duhet të bindë në Europë, aty ku zhgënjen që pas vitit 2015. Gjithsesi, në mes mbeten gjyqet me akuzat për blerje të arbitrave dhe nuk dihet nëse UEFA do ta lejojë Barcelonën që të konkurrojë në Champions.

Sfidanti.al