Yjet katalanas shpëtuan paq pas zemërimit të tifozëve të Espanjolit

Ata u hodhën përpjetë nga gëzimi për fitoren e titullit, por ndoshta harruan se në cilën fushë ndodheshin. Futbollistët e Barcelonës patën një incident aspak të vogël në përfundim të derbit në stadiumin e Espanjolit, pasi festa e tyre e shfrenuar nuk u pëlqeu tifozëve vendas. Një pjesë e tyre u lëshuan në fushë dhe ishte e pamundur për rojet e sigurisë që t’i përmbanin. Lojtarët e Barcelonës u detyruan të largoheshin me vrap për t’i shpëtuar zemërimit të publikut, në një mbrëmje të cilën nuk do ta harrojnë.

Sfidanti.al