Guardiola tërbohet nga gërricjet në trupin e Erling Halandit

Sulmuesi norvegjezs ishte në fushë si përherë në sfidën ndaj Evertonit, fituar 3-0 jashtë fushë, por jo gjithcka kaloi sic duhet. Erling Halandi shënoi golin e dytë duke vazhduar të shtojë rekordet e tij në Angli dhe për Man.Sitin, por gjatë sfidës pati probleme me mbrojtësin Jerri Mina. Kolumbiani përdori disa mënyra të ashpra dhe të dhunshme për të mbajtur sulmuesin, duke i shkaktuar gërricje në trup, me shenja gjaku.Trajneri Pep Guardiola u shqetësua dhe u zemërua shumë ndaj edhe shkoi edhe u përball me arbitrin, qëlejoi dicka të tillë.

Sfidanti.al