Rekordi i Tatëmit ndihmoi Bostonin të eliminonte Filadelfian

Nuk e ka pasur të lehtë në këto ndeshje, por gjithsesi erdhi momenti që shpërtheu. Xhejzën Tatëm ishte heroi kryesor për Boston Sëlltiksat që mposhtën 112-88 Filadelfian në ndeshjen e shtatë dhe përcaktuese gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA. Tatëm shënoi 51 pikë, duke u bërë lojtari me më shumë pikë në një ndeshje të 7-të të plej ofit.Vetëm për 3 pikë ai nuk barazoi rekordin e Bostonit për më shumë pikë në një ndeshje në plej of. Tatëm pati edhe 13 topa në tabela duke barazuar një tjetër rekord për 40 pikë e mbi10 topa në tabela në një ndeshje plej ofi për Bostonin. Tashmë, Sëlltiksat do të ndeshjen me Majemin në finalen e Lindjes.

Sfidanti.al