Për herë të parë këtë shekull, Fanela Rozë braktis Xhiron e Italisë

Nuk ishte ndonjë dëmtim, por ishte një sëmundje. Remko Eevenepol u detyrua të braktiste Xhiron e Italisë pasi u infektua me Kovid, ndërsa shokët e skuadrës dolën që të gjithë negativë. Çiklisti belg ishte në krye të Xhiros dhe po shkëlqente. Ai fitoi dy etapa në rrugë, dy kronometra, ndërsa është kampioni i botës në fuqi. Ai mbante Fanelën Rozë të kryesuesit, ndërsa është hera e parë në shekullinë e 21-të që kjo fanelë largohet nga gara, ndërsa Xhiroja vazhdon.

Sfidanti.al