Bajerni pranë akordit me Nojerin, çdo të bëjë me Levandovskin?!

Pas Kingsli Komanit e kanë gati lajmin tjetër të rëndësishëm. Edhe pse kapiteni është një veteran, sërish është mirë kur rinovon me “flamujt” dhe Bajerni është shumë pranë kontratës së re me Manuel Nojerin. Portieri i Gjermanisë ka pasur bisedime të mira me klubin, sipas gazetarit Florian Pletenberg. Përsa i përket Tomas Mylerit nuk ka nxitim pasi mendohet se kjo gjë është një formalitet, sepse sulmuesi bavarez do të rinovojë. Ndryshe situata me Robert Levandovskin. Mbreti i padiskutueshëm i golit në 2-3 sezonet e fundit në të gjithë botën ka moshë 33-vjeçare dhe në Mynih kanë nisur të bëjnë llogari. Siç shkruajnë mediat bavareze “ka një arsye të fortë norvegjeze për këtë”, pra që lidhet me Erling Halandin. Në fund të fundit, vetë Levandovski e kërkon një përvojë tjetër në karrierë. Kontratat e Nojerit, Levandovskit dhe Mylerit përfundojnë në 2023.

Sfidanti.al