S’do ta besoni Guardiolën: “ Jam i dashuruar me Veratin”

E besoni që një futbollist Italian ka bërë që trajneri i Sitit, Guardiola, të humbasë kokën! Janë befasuese fjalët e trajnerit katalanas, sidomos kur dihet se nuk ndodh çdo ditë që të marrësh një dozë të mirë komplimentesh nga një teknik vitrine. Dhe kur je një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit është me të vërtetë mbresëlënëse të dëgjosh këtyo fjalë..

Cili është ky futbollist që ka merituar kaq shumë vlerësim nga Guadiola? Quhet Marko Verati dhe me stilin e tij vizionar dhe elegant tek Paris SG ka bërë për vete Pepin. “ Jam i dashuruar me të. Është fantastik. Është i pabesueshëm kur luan në zona të ngushta dhe në ndërtmin e lojës shfaqet si një maestro..”

Sfidanti.al