Atletikë, Van Nikerk nuk do të mbrojë titullin në Doha

Botërori i Atletikës humbet një prej prej protagonistëve të mëdhenj të tij. Kampioni në fuqi i 400 m, Uejd Van Nikerk nuk do të ketë mundësi të mbrojë titullin e tij në këtë garë në eventimentin më të rëndësishëm të mbretëreshës së sporteve pasi nuk është riaftësuar ende nga dëmtimi në gju.

Van Nikerk, kampion olimpik në Rio De Zhaneiro dhe fitues i disa medaljeve botërore u dëmtua teksa ishte duke laujtur një ndeshje rugby për bamirësi në muajin tetor të 2017.

‘Jam pozitiv dhe i marr gjërat me radhë, ditë pas dite-tha Van Nikerk-po respektoj këshillat e mjekut dhe trupin tim. Në këtë moment nuk po i ushtroj presion vetes sime. Objektivi im kryesor është të kujdesem për trupin dhe kur të vijë momenti do të përfitoj prej tij’.

sfidanti.al