Ivan Rakitic nuk do të luajë ndeshjet e radhës kualifikuese të Kroacisë me Sllovakinë dhe Azerbajxhanin. është vetë trajneri i skuadrës nënkampione të botës, Zlatko Dalic që e ka konfirmuar këtë lajm duke theksuar se Rakitic nuk është i përqendruar pasi mendonte për të ardhmen e tij
‘Rakitic nuk e zgjidhi situatën me klubin e tij dhe ne arritëm në përfundimin se nuk është i përgatitur dhe i fokusuar, kështu që nuk është në gjendje që të japë maksimumin që duhet në këtë moment dhe për këtë arsye nuk vjen me ne-tha Dalic
Përfaqësuesja kroate do të luajë në 6 shtator kundër Sllovakisë ndërsa 3 ditë më vonë do të përballet me Azerbajxhanin. I pyetur nëse Rakitic është i pakënaqur për trajtimin që i bëhet në kombëtare, Dalic preferoi të mos japë një përgjigje duke theksuar se nuk flet për lojtarët që nuk janë në këtë moment nën urdhrat e tij, por tek ata që do të aktivizohen.
‘Edhe ndaj Uellsit luajtëm pa Rakitic dhe fituam-vijoi Dalic-në ekip janë Vlasic, Brekalo. Vijnë ata futbollistë që kanë ambicie, vullndet dhe dëshirë. Po të kisha probleme me Rakitic do t’i zgjidhja sipas mënyrës sime’
Kroacia ka zhvilluar 3 ndeshje deri tani duke regjistruar 2 fitore atë ndaj Azerbajxhanit dhe Uellsit dhe 1 humbje në fushën e Hungarisë dhe është në vendin e dytë së bashku me Sllovakinë në Grupin E të kualifikueseve të Euro 2020.
sfidanti.al