Naomi s’deshi ta linte vetëm Gjokoviçin, ikën kampionia e US Openit

Ata u larguan thuajse së bashku, shpejt e shpejt pas njëri-tjetrit. Menjëherë pas eleminimit të Novak Gjokoviçit, Grand Slemi i US Openit humbi edhe kampionen e femrave, Naomi Osakën. Amerikania u mposht në të tetat e finaleve nga zvicerania Belinda Bençiç, duke i humbur të dy setet. Njëzetedyvjeçarja me origjinë nga Sllovania i mori setet 7-5 e 6-4, pra pas një dueli të fortë, duke dëshpëruar publikun vendas në Nju Jork.

Ashtu si Gjokoviçi, edhe Osaka pati problem me dëmtimin, jo në shpatull si kampioni serb, por në gju. Po ashtu si Nole, edhe ajo rrezikon të humbasë numrin 1 të renditjes tek femrat në përfundim të US Openit. Naomi u bë e shquar vitin e kaluar kur fitoi titullin në Flashing Midous me finalen e shkëlqyer ndaj Serena Uilliamsit.

Sfidanti.al