Jo vetëm Ikardi, Paris Sën Zhermeni siguron dhe Kejlor Navas

Kjo e hënë ishte shumë impenjative për Paris Sën Zhermenin. Klubi parizien nuk siguroi vetëm shërbimin e Mauro Ikardit, por edhe atë të Kejlor Navas. Portieri kostarikan la Realin e Madridit për të udhëtuar drejt Parisit duke ia lënë vendin pikërisht atij të klubit parizien, Areola që kaloi te Los Blancos në formë huazimi për një vit.

Kejlor Navas u transferua përfundimisht te kampionët e Francës të cilët do të paguajnë rreth 13 milionë Euro për të. Kostarikani u largua pas 5 sezonesh te Reali i Madridit ku ai ishte protagonist duke fituar një sërë titujsh mes të cilëve 3 trofe të Ligës së Kampioneve dhe 4 Botërore Klubesh.

Me ardhjen e Tibo Kurtua, Navas pa që iu ngushtuan ndjeshëm hapësirat te skuadra merenges që është në epokën e dytë të Zinedine Zidane. Paris Sën Zhermeni nga ana e tij, pas Buffon lejoi edhe largimin e Areolës edhe pse vetëm me huazim. Për francezin 26 vjecar, kalimi te Reali është një rikthim në La Liga pas eksperiencës me Vijarreal në sezonin 2015/16.

sfidanti.al