Sulmuesi brazilian ka pasur shumë probleme këto kohë në kampionatin spanjoll ku është provokuar radhazi në shumë stadiume, ka marrë të verdha dhe shpesh nuk ka mundur të jetë vetvetja. Ekziston frika se Vinisiusi mund të ndjejë presionin e jashtëzakonshëm kur të luajë sonte në “Anfild” ndaj Liverpulit në Champions, diçka që trajneri i të kuqve, Jurgen Klop, kërkon që të mos ndodhë. Edhe tekniku i Realit, Karlo Ançeloti, ka besim tek sulmuesi i tij. “Vini po e përballon mirë situatën, – thotë italiani, – ai është i përqëndruar dhe e dashuron futbollin, ndaj kjo nuk ndikon ndaj tij në fushë”.
Sfidanti.al