Ishte njëri nga emrat e mëdhenj. Reali i Madridit i epokës së parë të madhe nuk kishte në ekip vetëm Di Stefanon, Pushkashin, Kopanë apo Genton. Mes yjeve të shkëlqyer ishte edhe një sulmues i ardhur nga Deportivo e La Korunjës dhe që u bë legjendë në “Bernabeu”, e që quhej Amansio. Pikërisht sot, Reali njoftoi se ish-sulmuesi i viteve 60-të e 70-të të shekullit të kaluar, u shua në moshën 83-vjeçare. Amansio ishte një nga emblemdat e madrilenëve dhe të kombëtares së Spanjës, në një karrierë të gjatë e të suksesshme. Në 1966, shënoi në finalen e Kupës së Kampionëve ndaj Partizanit të Beogradit, duke ndihmuar në fitoren e trofeut për herë të gjatë me rezultatin 2-1.
Me Realin po ashtu siguroi 6 tituj kampion, si dhe realizoi 155 gola. Edhe me kombëtaren arriti një triumf të madh, duke fitoi Kampionatin Europian në1964 ndaj Bashkimit Sovjetik. Amansio ishte pjesë e skuadrës së Spanjës në finalen e luajtur pikërisht në “Santiago Bernabeu” të Madridit dhe që përfundoi 2-1. Me kombëtaren, ai shënoi 11 gola në 42 ndeshje. Vitet e fundit, Reali e kishte respektuar emrin e tij duke i dhënë titullin honorifik të presidentit të nderit.
Sfidanti.al