Problemi i madh në Frankfurt, çdo të ndodhë me tifozët e Napolit!

Janë rreth 3 000 që kanë shkuar në Gjermani për të ndjekur skuadrën në Champions. Në raste të tillë, ata që udhëtojnë nuk janë nga më të qetët dhe më të urtët, por i përkasin përgjithësisht ultrarve. Shqetësimi është i madh në Frankfurt se çfarë mund të ndodhë me kaq mijëra italianë në një qytet gjerman, ku gjithashtu ekzistojnë grupime të mëdha ultrasish. Porosia e parë që ka marrë policia vendase, e ndihmuar nga agjentë nga Italia, është që të mos lejojë kontakte mes dy palëve. Të shohim nëse do t’ia dalin.

Sfidanti.al