Klop: Real do të thotë përvojë, por duhej ta kishim fituar finalen!

Në të vërtetë, Liverpuli prej kohësh nuk po sheh ditë të bardhë me Madridin, dhe kështu ndodhi edhe në Paris vitin e kaluar. Finalja e Championsit ishte fitore e Realit 1-0, dhe Jurgen Klop pohoi se atë ndeshje e ka parë të përsëritur vetëm një javë më parë, ndërsa afrohej sfida në raundin e dytë të Championsit përsëri ndaj spanjollëve. “Ne duhej ta kishim fituar finalen, – tha ai, në prag të duelit në “Anfild”, – ne luajtëm shumë mirë. Ishte torturë ta shikoje sërish ndeshjen. Ne nuk fituam sepse patëm raste, por nuk shënuam, ndërsa ata shënuan. Reali ka shumë përvojë dhe e ruan qetësinë. Ata kanë Ançelotin që di t’i drejtojë skuadrat shumë mirë. Gjithsesi, pres një “Anfild” të zjarrtë. Ne jemi në formë më të mirë këto dy ndeshje. Le ta provojmë së bashku”.

Sfidanti.al