Vendin e tij e la shumë shpejt. Ishte vetëm dy vjeç kur prindërit Selestino dhe Sofia kaluan nga kampet e refugjatëve dhe mbërritën në Francë. Sot, në moshën 20-vjeçare ai flet për këto gjëra, por thotë ato që i kanë treguar sepse nuk mban mend asgjë, aq i vogël ishte. Eduardo Kamavinga e nisi kështu jetën, si shumë njerëz të tjerë të Jugut të Botës që kërkuan fatin në Veri dhe në Perëndim. Verën e kaluar, mesfushori ishte një nga më të kërkuarit në tregun e futbollit derisa u largua nga Franca për tek Reali i Madridit. Majin e kaluar, Kamavinga arriti kulmin e lavdisë duke fituar finalen e Championsit ndaj Liverpulit. Sot, ai do të jetë sërish në fushë përballë të kuqtë me shpresën për të arritur një tjetër sukses.
Sfidanti.al