Në të vërtetë, kanë të drejtë për komente të tilla. Në Bavari, mediat pranë Bajernit po theksojnë se në çfarë kaosi është përfshirë Paris SG pas humbjes në shtëpi në Champions. Nisi me mesazhin në rrjetet sociale të Mbapesë (duhet të flemë mirë e të ushqehemi mirë), që u mor si i drejtuar kundër Nejmarit. Pastaj, vazhdoi me Nejmarin që shkoi nëpër festa dhe kazino, më tej me dëmtimin e Nejmarit, dhe me ndeshjen e tmerrshme ndaj Lilës të fituar me shumë halle 4-3. Drejtori sportiv Kampos zbriti në fushë duke sharë gjyqtarët dhe lojtarët e tij, ndërsa thuhet se ai është në konflikt të hapur me trajnerin Galtie. Mediat franceze thonë se yjet e PSG-së nuk e vlerësojnë Galtienë, ndërsa flitet për rivalitet mes dy qendërmbrojtësve, Markinjos e Kimpembe. Në Mynih bëjnë vetëm pyetjen: Kur PSG është kthyer në një cirk, përse Bajerni nuk fitoi dot më thellë se 1-0?!
Sfidanti.al