Lojrat Olimpike 2024, 34 shtete bojkotojnë nëse merr pjesë Rusia!

Më shumë se 34 shtete kanë rritur presionin mbi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, që ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me pranimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojrat Olimpike “Paris 2024”. Në fakt, polemikat kanë nisur thuajse një muaj më parë kur qeveria e olimpizmit botëror tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, që atletët e këtyre dy vendeve të garojnë nën flamurin neutral. Por kjo ide nuk është pritur mirë, duke sjellë një reagim të ashpër deri në kërcënim për bojkot të turneut më të madh të sportit. Pjesë e frontit kundër janë Shetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe thuajse e gjithë Europa.  Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga të gjitha Federatat Ndërkombëtare të Sportit që pas nisjes së luftës në Ukrainë, ndërsa që nga ajo kohë atletët e këtyre dy vendeve kanë garuar me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Por nuk kanë munguar rastet që gjatë garave të tyre tifozët kanë valëvitur flamuj të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sfidanti.al