Flasim për një talent 18-vjeçar i cili ka shpërthyer këtë sezon dhe po tregon gjithë potencialin e tij. Alehandro Garnaço është brezi i ardhshëm i futbollit argjentinas, që do të zëvendësojë Mesin e Di Marinë, ndërsa tek Mançester Junajtidi ka ditur të konkurrojë siç duhet me Xhejdon Sançon dhe Entoni Elangën për të zënë vend në formacion. Këtë yll të ri e dashka Bajerni i Mynihut. Të kuptohemi, për argjentinasin do të ishte nder të luante në Bavari, edhe pse Junajtidi nuk ka ndërmend ta lëshojë dhe do të kërkonte një shifër të jashtëzakonshme për të. Po ashtu, nuk dihet nëse Garnaçdo të linte Premier Ligën për Bundesligën, aq më tepër tani që “djajtë e kuq” duket se po i afrohen trofeve.
Sfidanti.al