Sulmuesi i Mançester Sitit, Serhio Aguero, beson se “qytetarët” do të bëhen ekipi i parë, mbas një dhjetëvjeçari, që do të fitojë titullin e kampionit të Premier Ligës për të dytin vit radhazi.
“Nuk është aspak e lehtë që ta fitosh Premier Ligën për të dytin vit radhazi. Sidoqoftë, në dhomën tonë të zhveshjes unë shoh të njëjtën energji e të njëjtin qëndrim, si edhe sezonin e kaluar, dhe kjo gjë më bën mua që ta ndjej veten të sigurt. Unë kam mendimin se ne kemi të gjithë shansin që ta fitojmë përsëri kampionatin. Ne kemi kohë që luajmë së bashkë, jemi po ata lojtarë që luajtëm bashkë gjatë sezonit të kaluar. Ne mund ta bëjmë këtë”, tha Aguero në një intervistë në “Skaj Sports”.
Aguerro, në fakt, e ka filluar mjaft mirë sezonin e ri, duke realizuar 11 gola në të gjithë konkurrimet. Ai po luan mirë, pavarësisht nga operacioni që bëri në gju në prill të këtij viti.
Sfidanti.al