A do të ketë dëshirë Mesi të luajë edhe në Botërorin e ardhshëm?

Në Katar do të jetë për herë të pestë në një turne të tillë, duke qenë ndër lojtarët me më shumë pjesëmarrje. Lionel Mesi e ka nisur “dashurinë” me kupat e botës që në 2006 në Gjermani, ndërsa vetë ka thënë se ky do të jetë Botërori i tij i fundit. Pra, në dhjetor presim që ylli më i madh i epokës t’i japë lamtumirën këtij niveli e me gjasë do të tërhiqet edhe nga kombëtarja e Argjentinës. Gjithsesi, trajneri i tij në kombëtare, Lionel Skaloni, thotë se mendon se Mesi do ta ndryshojë vendimin e tij dhe se mund të vazhdojë e të luajë edhe në 2026. Në atë kohë, “Pleshti” do të jetë 39 vjeç! “Shpresojmë që ky të mos jetë Botërori i tij i fundit, – tha ai, – ai ndihet i lumtur në fushë dhe bën shumë njerëz të lumtur”. Gjithë puna është nëse Mesi do të ketë dëshirë që të vazhdojë me kombëtaren deri në 2026.

Sfidanti.al