Brojës iu dha rasti, por ishte më pak aktivi tek Çelsit

Trajneri Graham Poter e hodhi në fushë titullar në një ndeshje kupe, por që ishte në fushën e një rivali të madh. Armando Broja u ndodh përballë Mançester Sitit që nga minuta e parë në “Etihad”, por për 68 minuta që mbeti aktiv nuk mundi të tregonte shumë. Ose e ka natyrën të tillë, ose ndoshta edhe shokët nuk e ndihmuan me pasime. Statistikat janë që Broja pati vetëm 20 prekje topi në 68’, më pak se çdo lojtar tjetër deri në atë kohë në të dyja skuadrat, si dhe dha më pak pasime (5) sesa çdo lojtar tjetër. Natyrisht, talenti është i gjithi, por ndoshta sulmuesi kuqezi mund ta “shohë veten në pasqyrë” për t’u përmirësuar.

Sfidanti.al