Luajti pak minuta, ashtu si edhe Galiardini, por këtë herë u tregoi atyre që po e ndiqnin ndeshjen e Serisë A ndaj Bolonjës (6-1), se ka të ardhme tek Interi. Kristjan Asllanit iu besua pak nga trajneri Simone Inzagi, veçse mesfushori kuqezi e la shenjën e tij. Futbollisti 20-vjeçar goditi shtyllën në 84’ pas një veprimi të bukur individual. Ka pasur shumë fjalë për të ardhmen e tij, ndërsa shanset nuk kanë qenë të mëdha, por me gjasë Asllani e di se e ka të ardhmen përpara dhe se e ka cilësinë për të luajtur për Interin.
Sfidanti.al