Interi “i çoroditur” i Inzagit pati mbrëmjen për të shkëlqyer!

Ende nuk është harruar zhgënjimi i ndeshjes së kaluar. Interi tregoi gjithë limitet e veta në humbjen 0-2 në fushën e Juventusit (një ekipi që e kishte mundur në Torino, Benfika dhe PSG-ja). Këtë herë, skuadra “e çoroditur” e trajnerit Simone Inzagi kishte radhën që të shkëlqente. Fitoi 6-1 në “San Siro” ndaj Bolonjës, me 2 gola të Dimarkos e nga një të Xhekos, Lautaro Martinezit, Çalhanoglusë dhe Gosensit. Për momentin, zikaltërit janë në zonën Champions duke arritur Lacion e duke lënë pas Romën, por pritet që të luajë Juventusi e pikërisht Lacio.

Interi ka 27 pikë në 14 ndeshje dhe ka fituar 5 nga 6 sfidat e fundit në kampionat, por oshilacionet kanë qenë të shumta. Inzagi nuk po gjen dot ekuilibrin e një ekipi që ka shënuar më shumë se të gjithë në Serinë A, pas Napolit (31 gola), por që ka pësuar më shumë se të gjithë me përjashtim të Monzës, Bolonjës e Salernitanës. Për më tepër, tekniku vazhdon me “huqin” e tij që të mos njohë barazimet, pasi ka 9 fitore e 5 humbje. Nëse do të kishte qenë paksa më ndryshe, do të ishte tani krah për krah me Milanin.

Sfidanti.al