Sa keq që publiku shqiptar nuk e pa dot kombëtaren e kampionatit

Të humbësh 0-1 me ekipin e vendit organizator të Botërorit, pra me një ekip finalist, nuk është rezultat i keq. Aq më shumë kur këtë e bën me kombëtaren “e dytë” apo “të tretë”, ndërsa kundërshtari është me ekipin kryesor. Kombëtarja u mund 0-1 në Marbejë të Spanjës nga Katari, por sërish publiku shqiptar nuk mundi ta ndiqte ndeshjen. Ajo nuk u regjistrua, nuk u dha direkt, dhe normalisht nuk u dha as e regjistruar. Mëkat për futbollistët që patën mundësi të vishnin fanelën kuqezi, rast që ndoshta nuk do ta kenë në të ardhmen, dhe që nuk i pa askush.

Sfidanti.al