A do ta ndëshkojnë sauditët Ronaldon për gjestin e turpshëm?!

Në një vend të tillë, edhe veprimet duhen matur, pasi gjithçka është ende tepër familjare, fisnore dhe tradicionale. Vlerat e dikurshme ende janë në fuqi në Arabinë Saudite dhe duhen më shumë sesa gjestet “origjinale” që sjell liria e njerëzve. Kristiano Ronaldo e bëri një gjest të tillë të turpshëm në përfundim të një ndeshjeje në Ligën Profesioniste saudite, duke kapur me dorë gjenitalet, ndërsa tifozët kundërshtarë i thirrën “në fytyrë”, “Mesi, Mesi”. Pritet të shihet reagimi i Disiplinës futbollistike saudite, ndërsa opinioni i tifozëve është i qartë, ashtu siç pati kritika kur CR7 shkeli rregulla të qarkullimit rrugor për të shmangur trafikun.

Sfidanti.al