Ky Levandovski i nxirrka “ujin e zi” palestrës, më keq se Ronaldo!

Një foto sidomos e botuar në mediat katalanase, spanjolle në tërësi dhe ato europiane, i la njerëzit me gojën hapur. Robert Levandovski dihej që më parë se ishte manjak i fizikut të vet, i ndihmuar edhe nga gruaja e tij, Ana, që është specialiste, veçse fotoja në stërvitje e yllit polak ishte e veçantë. Muskulatura e tij e krahëve dhe e këmbëve ishte e jashtëzakonshme, aq sa dukej më e fuqishme sesa ajo e manjakut të vërtetë të palestrës, Kristiano Ronaldo. Tifozët e Barcelonës presin gola nga ky lloj Levandovski.

Sfidanti.al