Nuk dihet se përse ngjau kështu, por uniformat blu çeke i kërkuan mesfushorit të kombëtares që të bënte një kontroll për drogën. Policia kërkoi kontrollin sepse dyshoi që Jakub Jankto po i jepte makinës nën efektin e narkotikëve. Në të vërtetë, ishte vetëm efekti i alkoolit, dhe policia ia hoqi patentën futbollistit të Spartës së Pragës. Klubi i kryeqytetit vendosi menjëherë që ta përjashtonte futbollistin 27-vjeçar. Sparta është në luftë të ashpër me Sllavian e Pragës për titullin kampion, dhe kryeson me 61 pikë ndaj 59 kur duhen edhe 3 ndeshje deri në përfundim.
Sfidanti.al