Ronaldo shënonte më shumë se gjithë sulmi i sotëm i Juves!

Me bardhezinjtë realizoi gjithsej 101 rrjeta në 134 ndeshje. Ishte Kristiano Ronaldo që luajti me Juventusin nga mosha 33 deri në 36 vjeç, dhe vetëm sezonin e fundit arriti shifrën 36! Një “mal me gola”, siç shkruan “La Gazeta delo Sport” që thekson se ky nivel bëhet edhe më goditës kur e krahason me formën e sotme të sulmit torinez. Duke hequr mënjanë Keanin e dëmtuar, sulmuesit e tjerë që ka në dispozicion trajneri Alegri ndaj Sportingut kanë gjithsej 29 rrjeta. Vlahoviç ka 11, Milik 8, Di Maria 8 dhe Kieza 2, por që ka qenë i dëmtuar.

Sfidanti.al