Gjokoviçit iu deshën 2 orë e gjysmë në Banja Lukë ndaj adoleshentit!

Natyrisht, problem ishte bërryli i njërës dorë “që nuk është në vendin e duhur”. Novak Gjokoviç pati një sfidë të vështirë në “Srpska Open” në Banja Luke duke kaluar adoleshentin francez, Luka Van Ashe vetëm pas 2 orës e 38 minutave. U deshën tre sete, pasi francezi fitoi të parin 7-6, ndërsa më pas serbi triumfoi 6-3 e 6-2 për të dalë në çerekfinale të turneut të parë në Republikën Srpska. Nole merr pjesë për t’i dhënë më shumë emër sfidave në dheun e ngjeshur, ndërsa pritet të shihet sesi do të jetë fizikisht pas eliminimit të hershëm në Montekarlo.

Sfidanti.al