Përfaqësuesja e Sllovenisë bëri histori në Stamboll, duke u shpallur kmapione e Evropës, pasi mundi 93-85 Serbinë në finalen e Eurobasketit 2017 dhe kjo është arsyeja që basketbollistëve të saj iu bë një pritje spektakolare në Lubljanë. Dragiçin dhe basketbollstët e tjerë i pritën rreth 20 000 qytetarë që mbushën sheshin qëndror të kryeqytetit slloven, ndërkohë që, atë natë, sllovenët festuan me të madhe, duke pirë më shumë se 3000 litra birrë që u ofruan falas për të gjithë të pranishmit në shesh.
Për Sloveninë, ky është suksesi më i madh në historinë e basketbollit, mbas gjysmëfinales së vitit 2008, ky ajo humbi ndaj Serbisë.