Jurgen Klop është cilësuar gjithnjë si një nga trajnerët më dramatikë të botës. Gjermani i furishëm ishte arsyeja kryesore që tifozët e Liverpulin besonin në mrekullinë e “ringjalljes”, pra të fitores së titullit të parë kampion në Angli që nga viti 1990. Kanë mjaftuar vetëm disa javë nga sezoni i ri, dhe shumica e publikut liverpulas nuk ka më tej besim. Eleminimi nga Kupa e Anglisë ishte thjesht “një tjetër tullë në murin” e disfatave, me trajneri i Leisterit, Krejg Shekspir, që siç ia do edhe mbiemri u shfaq “dramaturg” më i mirë sesa Gjermani në futbollin ishullor. Leister fitoi 2-0 me gola të Okazakit dhe Slimanit, ndërsa “redsat” kanë një “pikiadë” që vështirë të spjegohet. Katër ndeshje pa fitore dhe humbje e një mundësie për trofe. Gjithsesi, Klop mund të mbrohet e të thotë se më mirë të mos “hallakatet” me konkurrimet e kupave në Angli, por të shkojë Championsin dhe, në mos titullin, të paktën ruajtjen e statusit si skuadër “Championsi” edhe sezonin e ardhshëm. Me problemet e mëdha me Kutinjon, dhe me dobësi në mbrojtje, nuk do të jetë e lehtë për Liverpulin.
Sfidanti.al