Një turne i madh i futbollit u bë më në fund viktimë e koronavirusit. UEFA vendosi shtyrjen e Kampionatit Europian të futbollit, që ishte planifikuar të luhej këtë verë, dhe që tani do të duhet të zhvillohet në periudhën 11 qershor-11 korrik 2021. Ky vendim doli në përfundim të një telekonference që UEFA e zhvilloi

