‘Jam optimist, eshte e nevojshme te jemi dhe per kete arsye besova qe ne fillim ne mbylljen e kompeticioneve evropiane. Per momentin kemi organizuar zhvillimin e ndeshjeve pa publik deri ne nje njoftim te ri. Nuk duam te rrezikojme. Lufta e Dyte Boterore ndryshe nga Covid-19, nuk e ndaloi plotesisht futbollin. Nga ana profesionale, pati shume presion e shume pune, por jam i lumtur dhe i lehtesuar qe futbolli ne Evrope po kthehet’. Keshtu u shpreh presidenti i UEFA, Alexander Ceferin ne nje interviste te publikuar ne faqen zyrtare te internetit te qeverise se futbollit Evropian.
‘Kishte unitet dhe solidaritet mes UEFA, Federatave, ligave-vijoi Ceferin-ky bashkim mund te shihet edhe ne vendimet e marra. Federatat po perballen me shume sfida. Raporti i UEFA me to eshte nje shtylle thelbesore e aktivitetit tone. Per kete arsye shperndame perpara kohe 236.5 milione Euro nga programi Hat Trick i UEFA qe te perdoren nga Federatat per te mbuluar humbjet e mundshme nga pandemia Covid-19. Per me teper, Federatat mund te jene te sigurta se mund te mbeshteten te ndihma jone qe nuk mungon kurre edhe ne te ardhmen’.
Sfidanti.al