Champions dhe Europa League, kompeticione ku qarkullojnë 3 miliardë Euro

Futbolli pësoi ndryshime të mëdha në kalendar për shkak të pandemisë coronavirus. UEFA u detyrua që të shtyjë Evropianin e këtij viti për t’u dhënë mundësi kampionateve kombëtare të mbyllnin sezonin e tyre dhe për të mos e thelluar akoma më shumë krizën. Me vendimin për shtyrjen e Euro 2020, UEFA pa të humbasë 2.5 mld Euro nga të drejtat televizive të evenimentit dhe për  këtë arsye nuk deshi të bënte të njëjtin veprim me Champions dhe Europa League, kompeticione me vlerë 3 miliardë Euro nga të drejtat televizive për UEFA.

Nga kjo shifër, 80% është e destinuar të shpërndahet te pjesëmarrëset, ndërsa 20%  shkon për UEFA. Në Spanjë ato që përfitojnë janë Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Sevilla. Por ajo që del më e fituar në këtë pikë është pikërisht Lisbona për të cilën përllogariten të ardhura shtesë prej 50 milionë Eurosh e cila do të shpërndahet në këtë mënyrë;  49% për pritjen, 13% për akomodimin, 9% për udhëtimet dhe 5% për aktivitetet turistike.

Sfidanti.al