Finalja e Kupës së Italisë e sezonit 2020/2021 do të luhet në San Siro. Mungon zyrtarizimi, por vendimi duket se është marrë. Akti i fundit i turneut me pak fjalë do të ‘braktisë’ Olimpicon në Romë dhe do të spostohet në ‘Meazza’ të Milanos. Motivi që coin ë këtë zgjedhje ishte pamundësia e përdorimit të impiantit të kryeqytetit italian pas 18 majit pasi UEFA do ta marrë në dorëzim në kuadër të përgatitjeve për Evropianin pasi në Romë do të luhet ndeshja hapëse e evenimentit në 11 qershor Itali-Turqi. Nëse Serie A do të shkojë përtej kësaj date, Roma dhe Lazio do të luajnë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat në transfertë
Në këtë mënyrë Kupa e Italisë do të kthehet në San Siro pas 14 vitesh. Herën e fundit që trofeu u dorëzua në qendrën lombarde ishte në vitin 2007 kur finalja ende luhej me sistem vajtje-ardhje.Në atë vit, Roma mposhti Interin në finale teksa e mundi 6-2 në ndeshjen e parë, ndërkohë që në Milano humbi 2-1 duke e ngritur trofeun e Kupës së Italisë për herë të 8 në historinë e saj.
Sfidanti.al