Shitja e biletave për finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bologna-s, e cila do të zhvillohet më 14 maj, po ecën me ritëm shumë të shpejtë. Deri tani janë shpërndarë mbi 50 mijë bileta, ndërsa të dyja tribunat e mbështetësve, ajo e tifozëve kuqezinj dhe ajo e tifozëve kuqeblu, janë tashmë të ezauruara.
