Cristiano Ronaldo ishte protagonist në median italiane në prag të finales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Napolit. Ishte kërcënimi më i madh për të besuarit e Gennaro Gattusos dhe e gjithë vëmendja ishte mbi yllin portugez të Zonjës së Vjetër që nga momenti i nxemjes në Olimpico të Romës.
Por në fund u fol për një realitet tjetër. Ronaldo nuk mundi të ndihmojë skuadrën e tij të fitojë Kupën e Italisë që u fitua nga napoletanët pas gjuajtjes së 11 metërshave. Ronaldo ishte i padukshëm në fushën e lojës madje edhe në serinë e fundit të penalltive. Për këtë arsye mbi të vërshuan kritika të shumta nga media italiane.
E përditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ e vlerësoi Ronaldon si lojtarin më të dobët të Juventusit. ‘Ka privilegjin e qendërsulmuesit, madje mund të përdorë të djathtën e tij në sa herë që ka topin në zotërim, por nuk e kupton se nuk është më te Reali I Madridit. Dhe se Dybala nuk është Benzema e as Higuain. Rrezikon të trishtohet. Përsa u përket penalltive, duhej të gjuante i fundit për të festuar?-shkruan gazetari italian Sebastiano Vanezza.
Ronaldo iu bashkua Callejon me notën më të ulët përsa I përket vlerësimit të përgjithshëm të të gjithë ndeshjes.
Sfidanti.al