Post Coppa Italia rezultoi akoma më e hidhur për Juventusin, Pas disfatës në finale me penallti ndaj Napolit, bardhezinjtë u kthyen në Torino për të rinisur stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e kampionatit, por nga infermieria vijnë lajme aspak të mira dhe protagonistë janë Alex Sandro dhe Sami Khedira.
Ekzaminimet mjekësore evidentuar një dëmtim të shkallës së parë në ligament për brazilianin dhe një dëmtim të pjesshëm në tendinën e muskulit të gjatë në aduktorin e kofshës së djathtë për mesfushorin gjerman. Janë dy dëmtime të rëndësishme për trajnerin Sarri teksa përgatitet për rifillimin e Serie A pasi humbet edhe 2 lojtarë të tjerë pas Chiellinit dhe Higuain.
Kapiteni I Juventusit dhe sulmuesi argjentinas vazhdojnë me stërvitjen e tyre të personalizuar dhe ende nuk është e qartë nëse do të jenë apo jo në dispozicion të Sarrit në momentin e rifillimit të lojës. Përsa u përket Sandros dhe Khedirës, përgjigjet e ekzaminimeve të tyre lënë shumë pak hapësira për të bërë interpretime. Braziliani ka nisur menjëherë fizioterapinë por do t’I duhetn të paktën 20 ditë për t’u riaftësuar. Ndërsa gjermani në ditët e ardhshme do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për të përcaktuar më mirë shkallën e dëmtimit të tij muskular dhe kohën e riaftësimit
Sfidanti.al